
Lexoni edhe:
Nëse keni fakte për krimet e luftës në Kosovë dërgoni në këtë e-mail
Arrestohen katër persona të dyshuar për prostitucion dhe trafikim me njerëz
Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “Trafikim me Njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së Trafikimit” përgjatë së hënës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia, nëpërmjet një komunikate dërguar medieve, teksa ka sqaruar se tre të dyshuarit janë arrestuar më datën 25 dhe 26 gusht, derisa i katërti është kapur sot.
Nëse keni fakte për krimet e luftës në Kosovë dërgoni në këtë e-mailLexoni edhe:
“Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenije Njerëzore (DHTQNJ), me datën 25 dhe 26 gusht 2021, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për kryrjen e veprave penale “Trafikim me Njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së Trafikimit”. Ky operacion policor ka vazhduar edhe sot me datë 30.08.2021, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dyshuar i katërt nën dyshimin e kryrjes së veprave të njejta penale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, policia ka treguar se dy viktimave të trafikimit iu është ofruar mbrojtje dhe strehim.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)