Ç’po i ndodh Kimit të Koresë, në fotot e reja duket më zaif se kurrë më parë

  • G.G /
  • 31 August 2021 - 13:07
Ç’po i ndodh Kimit të Koresë, në fotot e reja duket më zaif se kurrë më parë

Mediet botërore në muajt e fundit kanë raportuar rreth ndryshimit në dukje të liderit komunist të Koresë Veriore, Kim Jong Un, i cili për një kohë nuk u shfaq fare në publik. Ai mori përsëri vëmendje pas publikimit të disa fotografive të reja.

Kimi u pa më zaif se kurrë më parë, me lëkurën e varur poshtë qafës dhe me xhaketën që i binte e gjerë përreth belit e krahëve.

Lideri i shtetit të largët u shfaq në televizion duke ecur para një grumbulli të nxënësve, të cilët e përshëndetën me duartrokitje të vazhdueshme. Ceremonia ishte pjesë e shënimit të Ditës së Rinisë në Pjongiang, shkruan Daily Mail.

Spekulimet rreth shëndetit të udhëheqësit absolut e nxitën pushtetin që t’i ndalonte thashethemet rreth peshës trupore të tij dhe ti cilësonte ato si “akt reaksionar”.

Në përpjekje për t’i shuar thashethemet, aparati shtetëror u ka thënë medieve se Kimi po ha më pak ushqim “për hir të vendit”, pasi shteti komunist po përballet me uri, duke shtuar se lideri është mirë me shëndet.

(Kosova Sot Online)