Lajm i mirë: Arrijnë edhe 55 mijë vaksina në Kosovë

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 15:33
Lajm i mirë: Arrijnë edhe 55 mijë vaksina në Kosovë

Të hënën në Kosovë ka arritur kontigjenti i radhës i vaksinave Pfizer.

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka bërë të ditur gjithashtu se sipas marrëveshjes që kanë me kompaninë e vaksinave, Pfizer, pranojnë kontigjente vaksinash gati çdo të hënë.

“MSH, sipas kontratës me Pfizer, merr kontigjente të vaksinave pothuajse çdo të hënë”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se posedojnë mjaftueshëm vaksina.

“Ministria ka një stok të konsiderueshëm të vaksinave, sikur e ka bërë të ditur edhe ministri Vitia, në konferencën për media”, kanë thënë nga MSH.


(Kosova Sot Online)