Obiliq: E mitura i bën për spital prindërit

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 10:10
Obiliq: E mitura i bën për spital prindërit

Një e mitur ka sulmuar fizikisht dje prindërit e saj në Obiliq.

Sipas policisë, prindërit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e mitura është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE /Obiliq, 01.09.2021 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)