Zvarritjen e pastrimit të drejtësisë me procesin VETTING po e paguajnë me jetë qytetarët e pafajshëm

Zvarritjen e pastrimit të drejtësisë me procesin VETTING po e paguajnë me jetë qytetarët e pafajshëm
Zvarritjen e pastrimit të drejtësisë me procesin VETTING po e paguajnë me jetë qytetarët e pafajshëm

Skender Mulliqi

  • 02 September 2021 - 07:39

Shkruan: ANALISTI -Skënder Mulliqi

Është e dhembshme dhe e pa justifikueshme , së si kaq gjatë nuk u krye Vettingu në këto organe dhe në sisteme të tjera , në mënyrë që të kemi një stabilitet më të madh politike, institucional dhe ekonomik .Pa shtet ligjor, nuk do të bëhet mirë për qytetarët e Kosovës. E kalbura nuk guxon të bëhet e përjetshme. Nuk ka mundësi që njerëzit të mashtrohen gjithë kohën. Është koha po ashtu që vitet e trishtueshme të shumë vrasjeve dhe kjo e fundit të mbesin mbrapa. Ata që po mundohen vetën ta barazojnë më Kosovën , kanë ambicie të sëmura karrieriste. Kosova nuk ka mundësi ta pranon gjithmonë një logjikë të tillë mbytëse.

Për 20 vite shumë njerëz të politikës nuk janë paraqitur dhe as nuk janë dënuar nga gjykatat për ndonjë vepër penale! Organet e drejtësisë përkundër sugjerimeve të gazetarëve, njerëzve të tjerë, dhe miqve ndërkombëtar, kurrë nuk e dërguan deri në fund drejtësinë , kur bëhet fjalë për “peshqit e mëdhenj ‘ të politikës. Krimi ka tashmë një biografi të hershme në Kosovë, ku bashkë më korrupsionin të niveleve te larta, bën që Kosova mos të ngritët kurrë sa duhet si shtet.

Ajo më e rënda që I ndodhi Kosovës, ishin vrasjet e motivuara politikisht dhe vrasjet për motive të ulëta , të cilat e zvetënuan vendin në sytë e botës demokratike, kurse përbrenda e bënë gjendjen e padurueshme ekonomike dhe sociale. Vrasjet politike ende kin mbetur si barrë e rëndë mbi supet e Kosovës. Koalicionet qeverisëse të PDK dhe LDK, që e kishin gjatë pushtetin kurrë nuk bënë asgjë për zbardhjen e këtyre vrasjeve ,madje këta të dytët gjithmonë në kohë fushate akuzuan PDK për krim te organizuar, e sa qelë e mbyllë sytë bën koalicione më ta.

Zaten këto struktura i bashkojë “gjahu “ mbi të mirat materiale të Kosovës, e shumë pak kauza për shtet ndërtim dhe mirëqenie që duhet të funksiononte. Në këtë kontest nuk funksionuan mirë as organet tona të drejtësisë, ose më mirë të themi funksionuan në mënyrë selektive. Gjyqësori u ndikua nga politika ditore, dhe kjo bëri që krimi të vazhdon. Edhe vrasjen e fundit të një gruaje te re duhet shikuar nga këndi i kahmotshëm i mos funksionimit të mirë të organeve të drejtësisë në Kosovë. E dihet së pa shtet ligjor, krimi dhe korrupsioni veç sa trashen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".