Vjosa Osmani fajëson Zvicrën pse nuk u vaksinuan shqiptarët, thotë se kur erdhën ata, u rritën infektimet

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 11:46
 Vjosa Osmani fajëson Zvicrën pse nuk u vaksinuan shqiptarët, thotë se kur erdhën ata, u rritën infektimet

Mediat zvicerane për disa ditë po raportojnë se shqiptarët e kthyer nga Kosova rriten infektimet dhe numrin e të shtrirëve në spitale nga Covid-19. E pyetur për këtë, presidentja Vjosa Osmani i ka hedhur faj shtetit zviceran që nuk ka vaksinuar popullin e tij. Ajo u ka përmendur në Zvicër se Kosova kishte pak infektime deri në gusht, kur erdhën diaspora nga Zvicra dhe vendet e tjera.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, që po merr pjesë në Forumin Ekonomik Zviceran (SEF), u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj në Zvicër, që të vaksinohen kundër virusit korona.

Por, ajo ka bërë Zvicrën është pjesërisht fajtore për faktin se shumë shqiptarë, shtetas zviceranë, nuk janë vaksinuar.

Osmani është pyetur nga “Blick”: Pse ky apel për vaksinim?

“Vaksinimi jo vetëm që shpëton jetë, por na ndihmon edhe në mënyra të tjera në luftën kundër këtij virusi vdekjeprurës. Dhe mbron ekonominë. Ne kemi nevojë për këto në mënyrë që shoqëritë tona të rimëkëmbet. Prandaj u bëj thirrje bashkëatëdhetarëve të mi kosovarë këtu në Zvicër, por edhe në Kosovë: “Ju lutemi të gjithë të vaksinohuni!” Ky është opsioni i vetëm për t’u marrë me këtë pandemi”, u shpreh Vjosa Osmani-Sadriu.

Kur u pyet se a ndihet fajtore që qytetarët zviceranë, kur u kthyen nga Kosova “çuan virusin në Zvicër”, presidentja i është përgjigjur:

“Ju flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Ata janë qytetarë të vendit tuaj të cilët doduhej të ishin vaksinuar në Zvicër. Është detyrë e autoriteteve zvicerane të bindin njerëzit me rrënjë të huaja që të vaksinohen. Të gjithë këta njerëz duhet të ishin vaksinuar në Zvicër para se të udhëtonin në Kosovë. Ne kishim një nga nivelet më të ulëta të infeksionit deri në gusht, dhe numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm me mysafirët e pushimeve nga Zvicra dhe vendet e tjera”, ka thënë Osmani për Blick.

(Kosova Sot Online)