Dalin emrat e rinj të qeverisë ”Rama 3”

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 12:17
 Dalin emrat e rinj të qeverisë ”Rama 3”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrat e ministrave të rinj të qeverisë së tretë radhazi të socialistëve.

Kështu Arben Ahmetaj do të vijojë të jetë ministër Rindërtimi dhe krahas saj do të jetë edhe në detyrën e zv/ kryeministrit. Olta Xhaçka, Niko Peleshi, Bledi Çuçi, Belinda Balluku, Evis Kushi, Ogerta Manastirliu, Elva Margariti, Elisa Spiropali do vijojnë të qëndrojnë në krye të dikastereve të mandatit të shkuar.

Surprizë është Delinda Ibrahmaj në krye të Financave dhe Ekonomisë, Ulsi Manja në krye të Drejtësisë , Frida Krifca në krye të ministrisë së Bujqësisë.  Ky mandat do të ketë katër ministri shteti.

Kryeministër, Edi Rama

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

Bledi Çuç-Ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

Elva Margariti- Ministre Kulture

4 ministri shteti

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Edona Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

(Kosova Sot Online)