Moti për dy ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 17:03
Moti për dy ditët e ardhshme

Në dy ditët në vijim do të ketë mot më të qëndrueshëm, me vranësira dhe diell. Edhe temperaturat do të jenë në rritje.

3.09.2021 – Paradite pjesërisht vranët.  Pasdite intervale me diell e në mbrëmje kthjellët.  Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 9C deri 27C, e në vise malore nga 9C deri 15C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s.  Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

4.09.2021 – Kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë.  Pasdite vonë do të ketë shtim të vransirave.  Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 10C deri 28C, e në vise malore 8C deri 20C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-6m/s. Indeksi UV në vlera të larta. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

(Kosova Sot Online)