Një nga viktimat Covid-19 është një burrë nën 30-vjeç nga Podujeva

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 16:11
Një nga viktimat Covid-19 është një burrë nën 30-vjeç nga Podujeva

Përgjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur 32 persona.

Në mesin e të vdekurve është edhe një person nga Podujeva, i cili është nën moshën 30-vjeçare.

Kjo është bërë e ditur në të dhënat e fundit të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 1 mijë e 612 raste të reja me koronaviurs.

Image

(Kosova Sot Online)