
Lexoni edhe:
Kosova e fiton pjesën e parë kundër Gjeorgjisë
Këngëtari i njohur Afrim Muçiqi, ka folur për një foto të tij që qarkullon nëpër rrjete sociale ku ai është i veshur me uniformë të UÇK-së.
Ai ka thënë se kushdo që i duket për të ofenduar në këtë foto, tregon kulturën e tij familjare dhe se ai mburret që ka foto me këtë uniformë. Ai ka shtuar se kjo foto ishte bërë në një përvjetor të çlirimit të Kosovës.
Kosova e fiton pjesën e parë kundër GjeorgjisëLexoni edhe:
“Është një foto ku mburrem që e kam këtë uniformë në shtëpinë time. Këtë foto e kam bërë për një përvjetor të çlirimit të Kosovës. Mburrem që e kam pasur veshur live. Pastaj i kam parë duke thënë se Afrim Muciqi lëshon Kosovën pasi nuk lejohen dasmat. Unë nuk e kam lëshuar Kosovën në kohë të okupatorit e jo më tani. Këtu e shoh kulturën personale dhe familjare të disa njerëzve që u ka ra në dorë ky Facebook e Instagram. Nuk dua të më duan të gjithë. Por së paku të kemi pak kulturë”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)