Gruaja trondit pasagjerët, ndezi cigare në aeroplan

  • E.K /
  • 03 September 2021 - 11:29
Gruaja trondit pasagjerët, ndezi cigare në aeroplan

Pasagjerët e një aeroplani janë tronditur pasi një grua ndezi një cigare gjatë uljes – edhe pse pirja e duhanit është e ndaluar.

Një video e shpërndarë në TikTok tregon një grua duke tymosur brenda kabinës së aeroplanit, edhe pse fluturimi ishte publik dhe pirja në bord është e paligjshme.

Siç raporton Daily Star, gruaja ishte në një fluturim të Spirit Airlines dhe aeroplani po priste të ateronte në Aeroportin Fort Lauderdale, në Florida, në atë kohë.

Një deklaratë e policisë tha: “Në vendngjarje, policët u takuan me punonjësit e Spirit Airlines dhe u këshilluan që ata donin që një pasagjere femër të largohej nga avioni për pirjen e duhanit”.

(Kosova Sot Online)