U ankua pse ia prekën të dashurin në pra****icë, vajza rrehet deri në alivanosje nga dy të tjera

  • G.G /
  • 03 September 2021 - 13:03
U ankua pse ia prekën të dashurin në pra****icë, vajza rrehet deri në alivanosje nga dy të tjera

Një vajzë në Angli është përballur me proces gjyqësor për sulm seksual, por shpëtoi pa u burgosur, pasi e pranoi masën paralajmëruese të gjykatës rreth rastit në të cilën ajo ia kishte prekur prapanicën një burri.

Hannah Phillpis u përball me seancë nën dyshimin se veprimi i saj çoi në përleshje fizike ku u përfshinë dy shoqet e saj, shkruan Metro UK.

Vajza 20-vjeçare ndodhej pranë një klubi nate në Portsmouth me dy shoqe dhe ishte në mjedis të hapur në kohën e incidentit.

Në një seancë të mëparshme u tha se kur e dashura e burrit që ishte prekur në prapanicë u ankua, ajo u sulmua nga Scarlett Bareham dhe Fiona Hoyle, të dyja 19-vjeçare, të cilat e kishin goditur me grushta e shkelma derisa ishte alivanosur.

Në aktakuzë thuhet se Phillips qëllimisht e ka prekur një burrë mbi moshën 16-vjeçare dhe se prekja ishte seksuale e ishte bërë pa pëlqimin e tij, duke shtuar se as e akuzuara nuk ka besuar në mënyrë të arsyeshme se burri e kishte dhënë pëlqimin për këtë veprim.

E dyshuara pritej të dilte në gjykatë rreth incidentit të 5 gushtit, por ndaj saj nuk do të ndërmerren masa të mëtejme ligjore, sepse Prokuroria e tërhoqi lëndën, kur Phillips e pranoi masën paralajmëruese të gjykatës.

(Kosova Sot Online)