Sulmoi tri gra në Prishtinë pas mos marrjes së shërbimeve ekstra dhe u dorëzua në polici

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 21:08
Sulmoi tri gra në Prishtinë pas mos marrjes së shërbimeve ekstra dhe u dorëzua në polici

Të enjten L.V ka sulmuar fizikisht tri vajza shtetase të Shqipërisë, një ditë pas i dyshuari është dorëzuar.

Në këto pamje shihet se si një burrë sulmon fizikisht tri vajza.

Për disa minuta, i njëjti fillon t’i godasë të rejat me një shkop duke ju shkaktuar lëndime trupore.

Kjo skenë dhune ndodhi para një lokali të masazhit në lagjen Arbëria në kryeqytet.

Burri i cili shihet duke sulmuar tri vajzat është klient në këtë lokal.

Sipas burimeve, pas mos marrjes së shërbimeve ekstra që L.V ka kërkuar, viktimat kanë tentuar të marrin targat e veturës pasi që i dyshuari i kishte kërcënuar.

Gjatë së premtes, lokali ku kryhej kjo veprimtari që përfundoi keq për tri punëtoret, po qëndronte mbyllur.

Në të njëjtën kohë i dyshuari që ishte në kërkim nga policia e Kosovës, është vetë dorëzuar në orët e pasdites në stacionin policor në Rahovec.

Kështu ka bërë të zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte përfshirë edhe në vepra tjera penale, dhe madje kishte tri urdhëresa për t’u paraqitur në stacionin e Policisë dhe një ftesë nga Gjykata Themelore në Rahovec.

Policia e Kosovës dhe institucionet tjera vitin e kaluar në një operacion pati mbyllur 22 qendra të masazhit vetëm në kryeqytet, nën dyshimet se po kryheshin veprimtari të jashtëligjshme

(Kosova Sot Online)