Çmendet 31-vjeçari, me foshnjen në krah qëllon me pistoletë gruan

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 09:11
Çmendet 31-vjeçari, me foshnjen në krah qëllon me pistoletë gruan

Një burrë në Ohajo plagosi me armë zjarri një grua ndërsa mbante në krahë një foshnje.

Gjithçka ndodhi pas një aksidenti rrugor pa dëme. Policia e Cincinnati arrestoi Ladon Penn, 31 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza.

Sipas policisë 54-vjeçarja që mbeti e plagosur tha se ishte përfshirë në “një aksident të vogël automobilistik pa dëme” herët të mërkurën kur shoferja tjetër, gruaja e Penn i tha asaj: “Unë do të shkoj të marr burrin tim dhe ju është mirë të shkoni të merrni burrin tuaj.

Të dy gratë u larguan nga vendi i ngjarjes “pas shkëmbimit të fjalëve”, tha policia.

Por menjëherë pas kësaj, gruaja tjetër u kthye me Penn.

“Viktima thotë se Penn doli nga makina e tij, hyri në një shtëpi dhe u shfaq përsëri me armë,” tha policia.

Pastaj, ndërsa mbante fëmijën, Penn dyshohet se hapi zjarr mbi  të plagosurën dhe dy gratë e tjera që e shoqëronin.

Njëri nga plumbat e mori drejtuesen e makinës dhe pas kësaj Peen dhe personat e tjerë u larguan.

Hetuesit gjetën pamjet video që tregonin Penn “duke qëlluar me armë, ndërsa mbante një foshnjë”.

Pamjet në video tregojnë Penn duke mbajtur foshnjën në dorën e majtë dhe pistoletën në dorën e djathtë.

Më vonë policia bëri të mundur dhe arrestimin e tij.


(Kosova Sot Online)