“E rrahën dhe goditën në sy të burrit e fëmijëve”, talibanët dyshohet se kanë vrarë policen shtatzënë

  • E.K /
  • 06 September 2021 - 10:32
 “E rrahën dhe goditën në sy të burrit e fëmijëve”, talibanët dyshohet se kanë vrarë policen shtatzënë

Një police dyshohet të jetë vrarë nga militantët talibanë në Afganistan.

BBC raporton se dëshmitarët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë. Gruaja, e identifikuar nga mediet lokale si Banu Negar, u vra në shtëpinë e familjes para të afërmve në Firozkoh, kryeqyteti i provincës qendrore Ghor.

Vrasja vjen teksa në Afganistan raportohet për përshkallëzimin e represionit ndaj grave.

Zëdhënësi Zabiullah Mujaheed tha: “Ne jemi në dijeni të incidentit dhe jemi duke konfirmuar se talibanët nuk e kanë vrarë atë, hetimi vazhdon“. Ai shtoi se talebanët kanë shpallur amnisti për njerëzit që punonin për administratën e mëparshme.

Detajet e incidentit janë ende të paqarta pasi njerëzit në Firozkoh kanë frikë se mund të ndëshkohen nëse flasin. Por tre burime i thanë BBC -së se taleibanët e rrahën dhe e qëlluan Negarin para burrit dhe fëmijëve të saj të shtunën.

Të afërmit treguan murin e mbuluar me gjak në shtëpi si dhe fytyrën e shpërfytyruar të gruas. Familja thotë se Negar, e cila punonte në burgun lokal, ishte tetë muajshe shtatzënë.

Tre persona të armatosur mbërritën në shtëpi të shtunën dhe kontrolluan, para se të lidhnin anëtarët e familjes, thonë të afërmit.

(Kosova Sot Online)