Flet avokati i Dardan Krivaqës: Ka biseduar 5 minuta me mua, ja çka ka vendosur

  • G.G /
  • 06 September 2021 - 15:00
Flet avokati i Dardan Krivaqës: Ka biseduar 5 minuta me mua, ja çka ka vendosur

Më 22 gusht, Ferizaj dhe jo vetëm u tronditën nga një ngjarje e rëndë. Një 18-vjeçare, Marigona Osmani, është lënë përpara spitalit të Ferizajt e pajetë. Autorët e krimit makabër janë 29-vjeçari, Dardan Krivaqa dhe 32-vjeçari, Arbër Sejdiu.

Dardani dhe Marigona ishin të martuar. 18-vjecarja ishte nën dhunën e tmerrshme të Dardanit gjatë gjithë martesës, madje ky i fundit kishte instaluar kamera dhe në shtëpinë e tyre. Ai e mbante brenda 18-vjecaren dhe nuk e linte të dilte.

Dhuna e Dardanit ndaj Marigonës ishte shtuar në 48 orët e fundit para se ti merrte jetën, pasi dyshonte se e tradhtonte me djalin e tij të dajës.

Policia e Kosovës veproi shumë shpejt dhe arriti te kapte për 48 ore autorët e krimit. Qytetaret ndihmuan me informacionet e tyre dhe kapja e Krivaqes u bë në flagrancë, pasi tentoi të largohej me një biçiklete.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në një lidhje “Skype” ishte avokati i Dardan Krivaqes, Admir Saliu, i cili është vendosur nga shteti.

I pyetur nëse do të pranonte që të ishte avokati i Dardanit, nëse nuk do të ishte vendosur nga shteti, Saliu tha se “refuzimi për të ofruar drejtësi, është një shkelje ligji”.

“Kam qenë i kryqëzuar dhe i gjykuar edhe nga familja, kur më doli emri në media se isha vendosur si avokati i Dardanit”, tha avokati.

Sipas tij, nuk është marrë parasysh asnjëherë pafajësia e tij dhe se nuk duhet të bëhet një gjykim publik i tillë.

“Akuzat ende nuk janë vërtetuar aty ku duhen vërtetuar, në gjykatë. Drejtësia për Marigonën bëhet vetëm në Gjykatë, jo duke bërë gjykim publik. Në raste të tilla shoqëria kosovare ka dështuar, kam dështuar unë, ka dështuar gjykata, pasi nuk bëhet drejtësia në varrime. Gjykimin publik nuk mund ta bëjnë njerëzit jo kompotentë”, tha Saliu.

Ky i fundit u shpreh se procesi gjyqësor në një vend normal do të kishte shkuar shumë ndryshe.

“Ka spekulim të procesit. Procesi ndaj Dardanit ka qenë po aq kriminal sa ai ndaj Marigonës. Krivaqa ka vetëm 9 gjykime nga Prokuroria e Kosovës. Dardani 5 minuta ka biseduar me mua, ka vendosur që të mbrohet në heshtje. Çdo gjë që thuhet për të është spekulime. Nuk ka dhënë deklaratë në kohën e arrestimit”, tha avokati i Krivaqas.

(Kosova Sot Online)