Ibrahimi: Tani që ka vaksina, hapni më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 18:30
Ibrahimi: Tani që ka vaksina, hapni më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna

Kosova është furnizuar sot me 503 mijë e 100 doza të vaksinave Anti-COVID.

Këto vaksina janë donacion nga Ambasada Amerikane përmes COVAX’it.

E pas furnizimit me vaksina, është kërkuar që të hapen më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna.

Sazan Ibrahimi, drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë se tani që ka më shumë vaksina, duhet të hapen më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna.

Ai ka thënë se komunat janë të gatshme t’i ofrojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare për vaksinim.

“Tani që ka vaksina, hapni më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna. Komunat janë të gatshme të ofrojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare në tërë territorin e tyre”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar me rastin e dhurimit të 503,100 dozave të vaksinës Pfizer nga SHBA-ja për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Departamenti i Shtetit ka thënë se dozat e dhuruara të Pfizerit do t’ia mundësojnë Kosovës që t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj,


(Kosova Sot Online)