Gjakovë: 21-vjeçar postoi fotografi me armë në Tik-Tok, policia e përcjell për në stacion

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 19:31
Gjakovë: 21-vjeçar postoi fotografi me armë në Tik-Tok, policia e përcjell për në stacion

P.L, 21-vjeçar në Gjakovë është dërguar në stacionin policor disa ditë pasi publikoi fotografi me armë në rrjetin social ‘Tik Tok’.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, derisa ka njoftuar se ka dërguar në stacion për intervistim edhe pronarin e armës, H.S, 25-vjeçar. Intervistim për policinë ka dhënë edhe pronari paraprak i armës, L.T., 41-vjeçar.

“Më të pranuar informatën hetuesit e këtij Stacioni policor kanë filluar intensivishtë të mirën më rast, dhe pas  një pune të shkëlqyer dhe të suksesshme operative   kanë arrite identifikojnë dhe shoqërojnë  personin – të dyshuarin P.L.  i lindur  në vitin 2000,  shqiptar/kosovar dhe pas intervistimit i njëjti  ka deklaruar se arma të cilën e ka postuar në rrjetin social Tik Tok i përket personit te dyshuar H.S. i lindur në vitin 1996, shqiptar/kosovar i cili  po ashtu është shoqëruar në zyrat e Stacionit policor, është intervistuar dhe deklaruar se armën në fjalë  para ca muaj ia kishte shitur  tani dyshuarit L.T. i lindur në vitin 1980, shqiptar/kosovar”, deklaroi Gjurkaj.

Policia ka njoftuar se të tre të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.


(Kosova Sot Online)