Gashi kujton thënien e Rugovës pas arritjes së vaksinave nga Amerika

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 19:33
 Gashi kujton thënien e Rugovës pas arritjes së vaksinave nga Amerika

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën ndaj Kosovës në kohën e pandemisë. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gashi ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Gashi thotë se ishte Rugova ai që vlerësonte gjithmonë miqtë.

SHBA i dhuroi Kosovës 503,100 doza të vaksinës Pfizer.

Shkrimi i plotë i Gashit në Facebook:

Presidenti Rugova: Shtëpia pa miq nuk mbahet ?

Përkrahja e radhës nga miqtë e përjetshëm:

5️⃣0️⃣0️⃣ mijë vaksina kundër Covid-19.

5️⃣0️⃣0️⃣ mijë herë faleminderit!

Përherë mirënjohës!?


(Kosova Sot Online)