Berisha: Do isha larguar po të fitonte PD! Tani do vazhdoj sa të më japë fuqi Zoti

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 23:12
Berisha: Do isha larguar po të fitonte PD! Tani do vazhdoj sa të më japë fuqi Zoti

Ish-kryeministri Sali Berisha zbulon se kishte planifikuar të largohej nga çdo funksion politik, nëse Partia Demokratike do të kishte ardhur në pushtet.

Në një intervistë me ish-zëdhënësen e tij, tashmë si gazetare, Erla Mëhilli, Berisha tha se nuk do të qëndronte kurrë në Parlament “si kamzhik i opozitës”.

Por tashmë që PD nuk arriti të rikthehet në qeveri, duket se Berisha s’ka plan të largohet.

Kur do të dilni nga politika?

Berisha: Ti këtë pyetje po e bën për të tjerët se ti vetë e di përgjigjen

Kur do të dilni nga politika, të hiqni dorë e të mos keni funksion

Berisha: Nëse PD do të fitonte zgjedhjet, unë do të dorëzoja mandatin. Unë qëndroj në mbrojtje të interesave të saj, dhe të shoqërisë. PD në qeveri, unë kamzhik i opozitës në parlament nuk qëndroja. Do të ndodhte kjo. Ju e patë, unë s’kam bërë një orë të vetme fushatë. Por tani unë kam një rikthim të plotë. Sa të më japë i gjithëfuqishmi fuqi, do vazhdoj me gjithë forcën time.

(Kosova Sot Online)