Izraeli sulmon Gazën me raketa, shkak balonat zjarrvënës

  • A.P /
  • 07 September 2021 - 15:49
Izraeli sulmon Gazën me raketa, shkak balonat zjarrvënës

Izraeli ka realizuar sulme ajrore kundër një lokacioni që e cilësoi si zonë ushtarake të Hamasit, pasi disa balona zjarrvënës u lëshuan në drejtim të territorit të këtij shteti, tha ushtria izraelite.

Aeroplanët luftarakë izraelitë të martën goditën një qendër për prodhimin e raketave si dhe një zonë ushtarake në Khan Yunis, qytet në jug të Gazës, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Ushtria tha se vendi i bombarduar kishte brenda një fabrikë betoni të shfrytëzuar për ndërtimin e tuneleve, të cilat përdoren për sulme terroriste. Sipas ushtrisë izraelite, vendi i kësaj fabrike është zgjedhur qëllimisht brenda një zone civile ngjitur me një xhami dhe me një fabrikë për trajtimin e ujit.

Këto sulme ajrore vijnë si kundërpërgjigje ndaj balonave zjarrvënës, të lëshuar nga Hamasi drejt territorit të Izraelit, tha ushtria izraelite, shkruan Independent

Të hënën, qindra përkrahës të grupit Xhihadi Islamik lëshuan balona zjarrvënës matanë kufirit në përkrahje të gjashtë të burgosurve palestinezë, të cilët arritën që përmes një tuneli të arratisen nga njëri prej burgjet më të sigurta të Izraelit.

(Kosova Sot Online)