Vdes kandidati për kryetar të Pejës

  • G.G /
  • 07 September 2021 - 16:10
Vdes kandidati për kryetar të Pejës

Ka ndërruar jetë kandidati për kryetar të Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimqaku.

I njëjti ishte çertifikuar nga KQZ për kandidaturën në zgjedhjet e 17 tetorit.

Podrimqaku vdiq pas një sëmundje të shkurtër, ndërsa do të varroset në Novosellë të Pejës.

Bashkë me Podrimqakun në garë për zgjedhjet e tetorit ishin edhe Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli, Rrustem Berisha, Astrit Ademaj dhe Kreshnik Husaj.

(Kosova Sot Online)