Lexoni edhe:
Vdes edhe një i ri nga COVID-19 në Kosovë
Një 22-vjeçare nga Gjilani ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.
Ai tha se 22-vjeçarja fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por që e njëjta është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së saj.
Vdes edhe një i ri nga COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
“Po ka vdekur sot. Ka ardh tek ne por për shkak të gjendjes është dërguar në QKUK. Ka vdekur sot në mëngjes. I shprehi ngushëllime familjes së saj dhe të gjithë familjarëve që i kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus”, tha Ismajli.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 28 viktima nga koronavirusi.
(Kosova Sot Online)