Këta janë dy fëmijët që humbën jetën nga zjarri në fshatin Ujz (Foto)

  • G.G /
  • 09 September 2021 - 10:27
Këta janë dy fëmijët që humbën jetën nga zjarri në fshatin Ujz (Foto)

Dje një ngjarje e rëndë ka goditur fshatin Ujz të Gjakovës. Dy fëmijë të vegjël humbën jetën si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë e tyre.

Trupat e tyre u nxorën të djegur nga shtëpia dykatëshe në të cilën ndodheshin fëmijët gjatë kohës kur kishte shpërthyer zjarri. Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe prindi i njërit prej fëmijëve të vdekur, pasi viktimat janë kushërinj të parë. Por cilat janë dyshimet e para se si ka ndodhur zjarri.

(Kosova Sot Online)