
Plaku i lutet policit të Kosovës t’ia lëshojë dorën pasi u arrestua brutalisht për maskë: O ma këpute dorën

Një arrestim aspak i këndshëm ka ndodhur në sheshin e Vushtrrisë ku Policia është konfrontuar me fjalë nga një qytetar i moshuar që duket në dhimbje.
Ai dëgjohet derisa bërtet “unë vetë vij,” dhe “ma këpute dorën” pasi polici duket se e mban për dore.
Zyrtari policor e kishte kapur të moshuar derisa priste ardhjen e patrullës tjetër policore.
Një dëshmitar ka treguar se kjo ka ndodhur për shkak të mos-mbajtjes së maskës së pandemisë.
(Kosova Sot Online)