A do ta pranonte Uran Ismailin me bujt në shtëpinë e tij? Përgjigjet Përparim Rama

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 18:08
A do ta pranonte Uran Ismailin me bujt në shtëpinë e tij? Përgjigjet Përparim Rama

Kandidati i LDK-së për të parin e kryeqytetit, Përparim Rama, është pyetur nëse do ta pranonte në konak kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismailin, si pjesë e fushatës që ky i fundit po e bën nëpër Prishtinë.

“Po more s’ka problem, mirë se vjen. Veç normal duhet t’i bëjë testet, për të iu përmbajtur këtyre kushteve të COVID-it. Nuk ka problem, edhe ai është qytetar, edhe jetën e tij dhe fëmijëve të tij do ta bëjmë më të mirë në të ardhmen”, ka deklaruar Rama 


(Kosova Sot Online)