Demokratët grisin fletët e votimit, Rama i mbledh dhe i fut në qese, irritohet deputeti i PD

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 18:19
Demokratët grisin fletët e votimit, Rama i mbledh dhe i fut në qese, irritohet deputeti i PD

Kryeministri Edi Rama ka marrë vëmendjen nga skenari i opozitës për të grisur fletat e votimit për kryetarin e Kuvendit. Në momentin e votimit, Rama është ulur në tokë duke mbledhur fletët e grisura duke i future në një qese.

Më pas Rama u drejtua për në dhomën e fshehtë dhe pasi votoi, mori me veten qesen me fletët e grisura të votimit në ulësen e tij në Kuvend.

{567742/}

Kjo situatë është shoqëruar me ovacione nga socialistët, ndërsa demokratët me mikrofonin e fikur kanë kërkuar llogari nga drejtuesit e seancës së votimit.

“Materialet zgjedhore nuk ka të drejtë t’i prekë askush”, është shprehur Belind Këlliçi. Pas protestës së tij, Rama është ngritur nga vendi i tij, duke i dorëzuar Këlliçin qesen me fletët e grisura.

(Kosova Sot Online)