
Lexoni edhe:
Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas 13 shtatorit
Qeveria e Kosovës do të ndajë 40 mijë euro në formë ndihme për familjen Sadrija, e cila humbi dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeçari nga zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në fshatin Ujz të Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate për medie, derisa ka njoftuar se kryeministri Kurti ka shkuar për krye shëndosh në shtëpinë e familjes.
Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas 13 shtatoritLexoni edhe:
“Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar. Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Kryeministrisë.
Ndryshe, Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës kishte bërë të ditur se dy fëmijë kanë vdekur në fshatin Ujz të Gjakovës pasi një zjarr ka kapluar shtëpinë.
(Kosova Sot Online)