Tragjike/ 34-vjeçari që vdiq dje në Prishtinë, u hodh nga kati i 12-të i banesës

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 10:29
Tragjike/ 34-vjeçari që vdiq dje në Prishtinë, u hodh nga kati i 12-të i banesës

Dje në mëngjes është gjetur një person pa shenja jete në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali ka thënë që bëhet fjalë për një mashkull 34 vjeç.

Lidhur me këtë rast, Policia ka dhënë detaje për dyshimet e para, ku thuhet se i riu u hodh nga kati i 12-të i banesës.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“VDEKJE E DYSHIMTË / Prishtinë 10.09.2021 – 03:52. Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull  kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)