Lexoni edhe:
Raka tregon pse duhet të merret doza e tretë e vaksinës anti-Covid
Një person i moshës 64-vjeçare është gjetur i vdekur në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, përgjatë mbrëmjes së të dielës.
Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se policia e ka klasifikuar atë si “vdekje të dyshimtë”.
Raka tregon pse duhet të merret doza e tretë e vaksinës anti-CovidLexoni edhe:
“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 64 vjeç”, tha ajo.
“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim dhe aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, shtoi tutje Ahmeti.
Kjo regjistrohet si vdekja e dytë e raportuar përbrenda së dielës në Kosovë. Një person në moshën 50-vjeçare është vrarë në Gjilan, pasi dy persona shtinë me armë në drejtim të tij.
“Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull I moshes 50 vjeqare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kane ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusëve”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
(Kosova Sot Online)