Imami e urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave

  • A.P /
  • 12 September 2021 - 23:52
Imami e urren flamurin shqiptar: Hidheni në koshin e plehrave

Një imam i quajtur Abu Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschweig në Gjermani, gjatë një ligjërate e të tij iu ka bërë thirrje shqiptarëve qe e frekuentojnë këtë xhami që flamurin shqiptar ta ‘hedhin në koshin e plehrave’.

Një person e kishte pyetur se a mund ta mbajë një aksesor me flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.

“Hidhe në bërllog”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanet dhe është kundër islamit.

Si ka ardhur tek ky përfundim ky imam nuk dihet.

(Kosova Sot Online)