64 vjeçari u gjet pa shenja jete në Parkun e Qytetit, këto janë dyshimet e para se çfarë i ndodhi atij

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 10:17
64 vjeçari u gjet pa shenja jete në Parkun e Qytetit, këto janë dyshimet e para se çfarë i ndodhi atij

Policia e Kosovës ka dhënë informacione lidhur me një person që mbrëmë është gjetur pa shenja jetë në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Fillimisht, policia e Kosovës thotë se është raportuar se personi në fjalë e ka privuar vetën nga jeta, ndërsa kjo është konstatuar ga mjeku përgjegjës në vendngjarje.

Prokurori i Shtetit dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë qenë në vendngjarje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Ky është njoftimi i plotë:

HETIM I VDEKJES

Prishtinë, 12.09.2021 – NN. Është raportuar për një vetëv rasje, njësitë relevante policore dhe njësia e ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit nga ekipi i IML-së ka marrë trupin e pa jetë të viktimës për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)