Qeverisja e Shpend Ahmeti ka mashtruar kryeqytetasit dhe e ka degraduar Prishtinën në bashkëpunim me krimin e organizuar !

Qeverisja e Shpend Ahmeti ka mashtruar kryeqytetasit dhe e ka degraduar Prishtinën në bashkëpunim me krimin e organizuar !
Qeverisja e Shpend Ahmeti ka mashtruar kryeqytetasit dhe e ka degraduar Prishtinën në bashkëpunim me krimin e organizuar !

Arsim Haziri

  • 13 September 2021 - 07:16

Shkruan:ANALISTI- Arsim Haziri

Prishtina dhe qytetarët e sajë jane të zhgënjyer me Qeverisjen e Shpend Ahmetit dhe ata meritojnë ta kenë kryetar një kandidat të guximshëm dhe që i del zot ligjit dhe fjalës së dhënë për të qenë i pa kompromis kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar sidomos në fushën urbane/ndertimore, që është fokusi kryesor në kryeqytet dhe zhvillimin e tij.

-Qeverisja në Prishtinë, sidomos mandatin e dytë, nuk është se është dalluar diçka për të mirë, ose qe mund të jetë si shembull për qeverisjet e ardhshme, dhe krejt kjo logjikë konsideroj se është prodhim i ndarjes prej Vetëvendosjes, që tashmë njihen si PSD, parti e dal nga subjekti i lartshënuar. Shpend Ahmeti dhe ekipi i tij vërtet kanë dhënë mesazh të keq si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekzekutiv, problemet e shumta që e përcjellin qytetarin e Prishtinës janë të shumta, dhe të papërballueshme, gjë që në një kandidim të mundshëm po kësaj partie, ajo logjikë do t’i kushtonte akoma më shumë, prandaj PSD dhe as Shpend Ahmeti nuk e patën guximin për të provuar dhe ri kandiduar për kryetar të Prishtinës, as për ta propozuar një kandidat tjetër.

Të gjithë kandidatët e partive politike që janë në garë për kryetar të Prishtinës, nuk duhet të heshtin para skandaleve që duhet dhe mundë të ja zbulojnë qeverisjes së kaluar të Shpend Ahmetit. Ndërsa se a duhen partitë pretendente që t’i s’përfaqësojnë pakënaqësitë dhe problemet e qytetarëve, kjo konsideroj se është bazike dhe shihet si domosdoshmëri, gjithnjë duke aluduar në më të mirën për qytetarët dhe kërkesat e tyre. Prishtina meriton diçka më mirë nga ata që kishin, fusha e urbanizmit mendoj se është përcjellë me probleme të shumta, dhe që mund të paraqet sfidë edhe për qeverisjen e ardhshme, këtu duhet të intervenohet për aq sa janë kapacitetet. Është një dështim i madh dhe fatkeqësi me të cilën po përballen prishtinasit, ata që kanë vendosur të zgjedhin objekte të reja të banimit kinse për një standard më të mirë, duke investuar dhjetëra mijëra euro për një banesë të cilën po kalojnë vite dhe nuk mundë ta regjistrojnë në emrin e tyre as te legalizojnë. Tani më janë bërë publike të dhënat sipas të cilave janë me dhjetëra mijëra qytetarë të Prishtinës që Akoma nuk munden ti legalizojnë banesat, sepse pronarët e kompanive të ndërtimit kanë tejkaluar lejet e ndërtimit. Kjo do të thotë që qeverisja e Shpend Ahmeti i ka lejuar ata të ndërtojnë pa leje. Procedura tani më është e ngatërruar.

Për çdo objekt banesor, për tu legalizuar nevojiten së paku 80-90- apo 100 mijë Euro, varësisht nga madhësia e objektit, të cilat mjete në bazë të kontratave individuale mes pronarit të ndërtimit dhe blerësit, e ka obligim ti mbuloj pronari i kompanisë së ndërtimit dhe nuk e bënë atë sepse është lejuar të abuzon me ligjin dhe tash kanë mbetur në peng. Të dhënat flasin për një periudhë kohore të pa zgjidhur që nga viti 209 e këndej ku janë mbetur pa adresuar si duhet me qindra objekte banesore. Kandidat për kryetar komune që po garojnë tash në këto zgjedhje duhet të ja bëjnë publike këtë faturë të madhe të përgjegjësisë për qeverisje të dështuar dhe inkriminuar, kryetarit aktual Shpend Ahmeti, mandati i të cilin nuk mundë të mbahet mend për asgjë pozitive. Kandidat për kryetar të Prishtinës, pasardhës të Shpend Ahmetit, për ta fituar besimin cilido qoftë prej tyre, duhet ti tregojnë qytetarit se cila do jete zgjidhja. Ata qysh tash duhet të fillojnë të flasin dhe të tregojnë se çka do të ndërmarrin për ta tejkaluar këtë gjendje, dhe si do të iu dalin në ndihmë dhe mbrojtje qytetarëve, atyre që do të jua kërkojnë votën, për ta ndryshuar një mandat të dështuar nga një qeverisje komunale për të cilën ka një mal akuzash se po largohet jo vetëm me vlerësime negative për mos përmbushje të premtimeve, por edhe duke qenë të korruptuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".