Çka do të ndodhë sot në Kosovë!

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 06:52
Çka do të ndodhë sot në Kosovë!

Kosova Sot Online sjell ngjarjet e ditës së sotme.

10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për situatën epidemiologjike në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:00
Agjencioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni MDA mbajnë konferencën “Dialogu Publiko-Privat”, në kuadër të projektit “Studimi i Konkurrueshmërisë së Kosovës” (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

12:00
Sindikata e gazetës “Rilindja” mban konferncë për medie për mospagesën e 20% nga Qeveria. (Para Pallatit të ish-Rilindjes)

13:30
QIKA organizon aksion simbolik lidhur me politikën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për “pagesat për lehona”. (Para Teatrit Kombëtar)

14:30
Mbahet konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Hagë)

(Kosova Sot Online)