Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi para Speciales

  • G.G /
  • 14 September 2021 - 07:51
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi para Speciales

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë nga ora 14:30.

Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.

(Kosova Sot Online)