Pamje: “Ta heq kokën”, edukatorja sulmon fizikisht fëmijët e kopshtit

  • G.G /
  • 15 September 2021 - 10:48
Pamje: “Ta heq kokën”, edukatorja sulmon fizikisht fëmijët e kopshtit

Një mësuese kopshti 59 vjeçe në Monza të Italisë është pezulluar nga detyra për një vit, pasi u filmua nga kamerat e sigurisë duke sulmuar fizikisht vogëlushet. Në pamjet e publikuara, shihet se si mësuesja sulmon 17 fëmijët e grupit, të moshës mes 3 dhe 5 vjeç.

Sipas raportimeve njëri prej tyre, ishte fëmijë me aftësi të kufizuara.

E gjitha nisi nga një denoncim i nënës së njërës nga fëmijëve. Më pas policia instaloi në godinë, kamera dhe mikrofona, për të parë të gjithë sjelljen e mësuesve.

“Të pres duart, të heq kokën, bishë, patë”, ishin disa nga fjalët e përdorur nga mësuesja. Institucioni ka vendosur të pezullojë prej 1 vit mësuesen, ndërsa kjo e fundit pritet të paraqitet para gjykatës për të dhënë versionin e saj për ngjarjen.

(Kosova Sot Online)