Varroset ish-Myftiu i Kosovës, Rexhep Boja

  • E.K /
  • 15 shtator 2021 - 17:34
 Varroset ish-Myftiu i Kosovës, Rexhep Boja

Këtë të mërkurë, është varrosur me nderime të larta fetare ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja.

Në ceremoninë e varrimit të drejtuar nga Myftiu Naim Tërnava, morën pjesë qindra qytetarë dhe prijës fetarë nga të gjitha viset shqiptare.

Ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës ka ndërruar sot jetë dje moshën 75 vjeçare.

Ai në vitin 1990 ishte zgjedhur kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate.

Këtë institucion e ka udhëhequr në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga viti 1990 e deri më 2003.

Në vitin 1992 është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka vazhduar në këtë post për shumë vite.

Gjatë kohës sa ishte në krye të BIK-ut ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare.

Rexhep Boja ishte edhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.

(Kosova Sot Online)