U kap me 36 kg kokainë të fshehur në sedilje të makinës, arrestohet “KAPO” shqiptar në Itali

  • E.K /
  • 17 September 2021 - 19:05
 U kap me 36 kg kokainë të fshehur në sedilje të makinës, arrestohet “KAPO” shqiptar në Itali

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap duke transportuar me makinë nga Francë për në Itali 36 kilogramë kokaine.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Norend Kapo, banues në Pesaro.

Mediet italiane shkruajnë se operacioni anti-drogë është zhvilluar në zonën kufitare Morgex mes Italisë dhe Francës.

48-vjeçari u arrestua në Morgex pasi gjatë kontrollit në makinë u dyshua se ai mund të kishte lëndë narkotike. Pas kontrollit u zbulua sasia e lëndës narkotike, të cilën shqipatri e kishte fshehur në sediljen e shoferit dhe pasagjerit.

Tashmë Norend Kapo akuzohet për posedim dhe trafik droge, ndërsa rrezikon deri në 20 vite burg.

(Kosova Sot Online)