Policët i arrestojnë në mes të rrahjes sulmuesit që e goditën me grushte e shqelma një vajzë në Pejë

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 17:41
Policët i arrestojnë në mes të rrahjes sulmuesit që e goditën me grushte e shqelma një vajzë në Pejë

Dy persona të cilët e rrahën një vajzë në Pejë janë arrestuar gjatë momentit kur po kryenin rrahjen.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë për  Express se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.

Arrestimi dy personave shihet edhe në videon e dërguar .

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/09/o7VidlbHo9C1sR1kE8aI_18_ef15a774b122490ac79611e9cdc3d279_video_240p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)