Shpejtim Bulliqi: Veturën zyrtare nuk do ta përdori për fushatë

  • E.K /
  • 19 September 2021 - 12:30
Shpejtim Bulliqi: Veturën zyrtare nuk do ta përdori për fushatë

Kryetari aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë me dije se veturën zyrtare nuk do ta përdor për fushatën zgjedhore.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, kandidati për kryetar të kësaj komune thotë se veturën zyrtare do ta përdor vetëm për punë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar komune.

Postimi i plotë i Bulliqit:

Duke qenë se jemi në fushatë, dua t’ju njoftoj se gjatë kësaj kohe nuk do ta përdori veturën zyrtare si kryetar komune për takimet në kuadër të fushatës zgjedhore.

Veturën zyrtare sikurse deri më tani do ta përdori vetëm për punë që hyjnë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar i komunës.

(Kosova Sot Online)