18 vjeçarja nga Shkupi, nënë e foshnjës gjashtë muajsh ka humbur jetën nga Covid-19

  • E.K /
  • 19 September 2021 - 16:07
 18 vjeçarja nga Shkupi, nënë e foshnjës gjashtë muajsh ka humbur jetën nga Covid-19

Një vajzë e moshës 18-vjeçare e cila ka lindur foshnjës e saj në mars është viktima më e re e evidentuar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç shkruan “Telma”, gruaja ka humbur jetën në Klinikën Infektive në Shkup.

Në raportin e djeshëm, Ministria e Shëndetësisë publikoi se ka 41 viktima nga kovidi, ndërsa tre viktimat me moshë të re ishin nga Shkupi. 36 pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa pesë në shtëpi.

(Kosova Sot Online)