Thellohet tragjedia në Velipojë, nuk i mbijeton djegies as djali 11 vjeç pas motrave dhe nënës

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 14:47
Thellohet tragjedia në Velipojë, nuk i mbijeton djegies as djali 11 vjeç pas motrave dhe nënës

Është thelluar tragjedia e familjes Gjoka, pasi edhe i mbijetuari i fundit Enriko, 11 vjeç ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Pas disa ditëve në koma Enriko Gjoka ka mbyllur ditën e sotme sytë përgjithmonë. Më parë kanë humbur jetën nëna Alketa dhe dy vajzat Daniela dhe Klarisa Gjoka.

Katër anëtarët e familjes mbetën të plagosur nga shpërthtimi i bombulës së gazit më 4 korrik në Velipojë. Familja u dërgua për kurim në Itali, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot.

Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.

(Kosova Sot Online)