Protestuesit serbë vendosin tenda në afërsi të Jarinjes, paralajmërohet se do të kalojnë natën aty

  • E.K /
  • 20 shtator 2021 - 21:22
Protestuesit serbë vendosin tenda në afërsi të Jarinjes, paralajmërohet se do të kalojnë natën aty

Situata në dy pikat kufitare veriore të Kosovës është e qetë pas tensioneve që mbretëruan pasditen e së hënës.

Raportohet se njësitet speciale të policisë po qëndrojnë larg nga protestuesit.

Protestuesit janë rigrupuar dhe tashmë kanë filluar ngritjen e tendave, ku paralajmërohet se do të kalojnë natën.

Gazetari raporton nga terreni se veturat e grumbulluara në afërsi të Jarinjes vazhdojnë të jenë aty derisa qytetarët pronarë të tyre po qarkullojnë.

Në atë pjesë të Kosovës edhe moti është i ligë i shoqëruar kohë pas kohe me reshje shiu.

Autoritetet e Kosovës sot nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.

Por, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë në shenjë pakënaqësie.

(Kosova Sot Online)