Astrit Haraqija ka një selam në serbisht për Sheshelin: Djali yt Vucici spe di se kanë kaluar të 90’tat

  • E.K /
  • 21 September 2021 - 21:51
Astrit Haraqija ka një selam në serbisht për Sheshelin: Djali yt Vucici spe di se kanë kaluar të 90’tat

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit Haraqija, ka pasur një porosi për kryetarin e Partisë Radikale Serbe, kriminelin Vojislav Sheshel.

Me anë të një postimi në Facebook, Haraqija i ka quar selam Sheshelit duke i thënë se nuk janë më vitet e 90’ta, tash jemi me 2021 dhe ne jemi këtu.“Sheshel, bashkudhëtari im nga Haga. Nuk janë më vitet e 90’ta, tash jemi me 2021 dhe ne jemi këtu. Nuk besoj se djali yt politik Vucici do të provoj të luaj me shtetin tonë. Përshëndetje nga bashkudhëtari yt nga Haga”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Haraqijes vjen pas tensioneve të fundit në Veri të vendit, në lidhje me reciprocitetin e tabelave të veturave.

Më poshtë keni reagimin e plotë të tij.

(Kosova Sot Online)