Pamje: Rusia ushtron sulme në Detin e Zi në të njëjtën kohë me ShBA-në e Ukrainën

  • g./g /
  • 23 September 2021 - 12:03
Pamje: Rusia ushtron sulme në Detin e Zi në të njëjtën kohë me ShBA-në e Ukrainën

Forcat detare ruse ushtruan me sulme të simuluara në caqet e Detit të Zi, afër Krimesë së aneksuar nga Ukraina, duke e përdorur sistemin e mbrojtjes ajrore, Bastion, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Këto ushtrime po mbahen në të njëjtën kohë me ato të Ukrainës e ShBA-së.

Flota e Detit të Zi e Rusisë ushtroi duke i hulumtuar dhe shkatërruar caqet në det me sistemin bastion, sistem i avancuar tokë-tokë dhe anti-anije, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Rusisë.

Në pamjet e publikuara nga vetë kjo ministri në rrjete sociale shihen raketa të hedhura nga kamionët, duke e simuluar sulmin ndaj anijeve të armikut të pretenduar.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë se me sistemin Bastion mund të goditen caqet në det në largësi prej 350 kilometrash, ndërsa caqet në tokë në largësi prej 450 kilometrash, shkruan Reuters.

Ushtrimet e përbashkëta mes Ukrainës, ShBA-së dhe disa trupave tjera të NATO-s pritet të zgjasin deri më 1 tetor. Ato u organizuan pas ushtrimeve masive ushtarake të organizuara nga Rusia dhe Bjellorusia këtë muaj, duke e alarmuar Perëndimin.

(Kosova Sot Online)