DhSK mbanë konferencë për media, thuhet se janë marrë masa mbrojtëse për të gjithë dëshmitarët

  • E.K /
  • 23 September 2021 - 17:02
 DhSK mbanë konferencë për media, thuhet se janë marrë masa mbrojtëse për të gjithë dëshmitarët

Prishtinë – Përmes platformës “Zoom”, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Gjatë konferencës për media të mbajtur të enjten, Griep ka thënë se janë marrë masa mbrojtëse për të gjithë dëshmitarët që po dëgjohen në rastin e Salih Mustafës, siç është shtrembërimi i pamjes së fytyrës dhe zërit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ajo gjithashtu ka përmendur vendimin e të akuzuarit Salih Mustafa për të mos marrë pjesë fizikisht gjatë seancave. Lidhur me këtë, Griep tha se me vendim të gjykatës, i njëjti duhet të paraqitet kur prezenca e tij fizike konsiderohet e domosdoshme apo kur rregullat e kërkojnë një gjë të tillë.

Lidhur me rastin e të akuzuarit Pjetër Shala, Griep tha se gjatë konferencës së tretë mbi ecurinë e çështjes gjykata ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që dosjen paragjyqësore dhe materialet tjera t’i dorëzojë deri më 28 janar 2022.Në këtë konferencë u përmend edhe rasti i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, gjykimi ndaj të cilëve u tha se pritet të fillojë më 7 tetor 2021.Kurse për rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, u tha se konferenca e ardhshme statutore do të mbahet në fund të tetorit.

(Kosova Sot Online)