
Lexoni edhe:
E padëgjuar më parë: Të frikësuar për Bahtirin, VV-ja e Mitrovicës proteston kundër Hamzës
Teologu kosovar, Mustafë Bajrami, ka bërë një premtim publik.
Ai i ka bërë me dije kandidatëve për kryetar të Prishtinës se ne një pjesë e banorëve të Lagjes Qëndresa, saktësisht 218 votues, janë dakorduar që do t'ia japin votat e tyre në rast se i premtojnë përmbushjen e dy premtimeve.
Bajrami, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar edhe për cilat premtime bëhet fjalë.
"Lajmërim me rëndësi!I bëjmë me dije kandidatët për kryetar të Prishtinës se ne një pjesë e banorëve të Lagjes Qëndresa, saktësisht 218 votues, jemi dakorduar që do t'ia japim votat tona kandidatit që na premton për këto dy pika:1. Heqjen qafe të qenve endacakë, (dimër e verë);2. Heqjen qafe të mickojave (verës)" shkruan Bajrami.
(Kosova Sot Online)