Pamje: Imigrantët po vdesin së ftohti në kufirin Poloni – Bjellorusi, të dyja i dëbojnë

  • S.A /
  • 24 September 2021 - 10:30
Pamje: Imigrantët po vdesin së ftohti në kufirin Poloni – Bjellorusi, të dyja i dëbojnë

Televizioni publik britanik, BBC, ka raportuar nga vendi i ngjarjes për imigrantët që po detyrohen të rrinë në të ftohtë pyjeve në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Afër kufirit mes Bjellorusisë dhe Polonisë, reporteri i BBC-së për Evropë, Nick Beake, gjeti imigrantë të ngujuar në një pyll. Temperatura gjatë natës atje bie nën zero. Raportohet se katër imigrantë kanë vdekur. Vendet anëtare të BE-së, Polonia, Letonia e Lituania, kanë shpallur gjendje emergjente pas rritjes së numrit të imigrantëve që po mundohen ta kalojnë kufirin e Bjellorusisë. Bashkimi Evropian e ka akuzuar presidentin e Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, se po i përdor imigrantët si armë, ndërsa Polonia ua ka ndaluar praninë punëtorëve humanitarë e gazetarëve në zonën e vet kufitare.

“Nuk e dimë sa vdekje tjera janë në pyll. Politikanët po flasin për politikat, por ajo që ne mund të shohim janë vetëm njerëzit, nuk janë fare politikat. Janë vetëm njerëz që kanë nevojë për asistencë, për ndihmë mjekësore, që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, tha Marta Gorczinska, avokate e të drejtave të njeriut. Jaffar është një djalë 20 vjeç nga Iraku. Thotë se nuk ka ngrënë dhe nuk ka pirë që tri ditë. Tash vuan nga hipotermia. Aktivistët po mundohen që t’i gjejnë të ngujuarit në pyjet kufitare për t’i ushqyer dhe për t’u dhënë rroba e t’i ndihmojnë rreth dokumenteve për të kërkuar azil.

(Kosova Sot Online )