Vdes në QKUK mitrovicasi që u aksidentua tri javë më parë

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 10:48
Vdes në QKUK mitrovicasi që u aksidentua tri javë më parë

Një person ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku.

Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Frashër i Madh në Mitrovicë, më 2 shtator, ndërkaq viktima ka vdekur në QKUK të enjten e 23 shtatorit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima ka qenë duke u trajtuar në repartin e kujdesit intensiv.

“Fsh. Frashër i Madh, Mitrovicë, 02.09.2021 – 21:17. Më 23.09.2021 është raportuar se viktima mashkull kosovar,  i cili ka qenë duke tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK Prishtinë,  për shkak të aksidentit në trafik ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës iu lirohet familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)