Valon Syla: Agim Bahtiri përmes inskenimeve po mundohet t’i demonizojë kundërkandidatët në Mitrovicë

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 21:08
 Valon Syla: Agim Bahtiri përmes inskenimeve po mundohet t’i demonizojë kundërkandidatët në Mitrovicë

Gazetari Valon Syla përmes një shkrimi në facebook, ka komentuar situatën që ndodhi në Lagjen Bair të Mitrovices, kryetari i Mitrovicës u përzua nga banorët.

Syla tha se Agim Bahtiri përmes inskenimeve po mundohet t’i demonizojë kundërkandidatët në Mitrovicë.

E sipas Sylës, kjo për shkak se i ka kapur paniku pasi VV ka parë sondazhet në Mitrovicë.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Pe shoh situatën atje dhe po me informojnë se Agim Bahtiri dhe VV-ja, natën, me inskenime dhe me keqperdorim të Policisë së Kosovës po mundohen me demonizu kundërshtarët në garë për kryetar të Mitrovicës.

Duke parë numrat dhe matjet e opinionit publik që i kanë përfundu të premten, ata i ka kap panika nga humbja e thellë që kanë me pësu jo vec në Mitrovicë, por në krejt Kosovën.

Agim Bahtiri nuk ka plan, as dije, as kredibilitet me udhëheq Mitrovicën.

(Kosova Sot Online)